-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen stuhia! Vlora bëhet gati për tre ditë furtunë

Kryesoret

Pritet përkeqësim i motit në jug të vendit. Për këtë arsye është njoftuar pezullimi i lundrimit për anijet e peshkimit për tre ditë për shkak se priten erëra të forta. Drejtoria e Përgjithshme Detare thekson se kjo situatë e motit të keq do të vijojë deri në mesditën e datës 24 shtator.

“Njoftim për përkeqësim të motit në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj! Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 22-23-24.09.2023 duke filluar nga ora 08:00 datë 22.09.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 2.50 metra.

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 22-23-24.09.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

  1. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
  2. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22-23-24.09.2023
  3. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
  4. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 24.09.2023” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit