Tani është zyrtare. Julian Nagelsmann prezantohet si trajneri i ri i kombëtares gjermane të futbollit. Ish- trajneri i Bayernit do të jetë pasardhësi i Hansi Flick.
Nagelsmann nënshkroi kontratën të premten deri në Kampionatin Evropian “2024” që do të zhvillohet në Gjermani vitin e ardhshëm dhe pritet të arkëtojë rreth 3.6 milionë euro gjatë kësaj periudhe.
Në konferencën për shtyp, Nagelsmann foli gjithashtu publikisht për herë të parë që nga largimi nga Bayerni në mars.
Drejtori sportiv i Federatës, Rudi Völler dhe presidenti i shoqatës Bernd Neuendorf ishin ulur në krah të tij sot.