-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqisë i pritet “krahu” që luftonte për Belerin në Amerikë

Kryesoret

Senatori i njohur amerikan Bob Menendez ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të Komitetit të Punëve të Jashtme. Ndaj tij janë ngritur akuza se është korruptuar nga tre biznesmenë për llogari të Egjiptit me 500 mijë dollarë dhe shufra ari.

Menendez pak muaj më parë në një seancë për Ballkanin Perëndimor, ku ishin të pranishëm i dërguari special i SHBA Gabriel Escobar dhe Këshilltari i Lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet deklaroi se është i shqetësuar në lidhje me arrestimin e kandidatit fitues të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Më shqetëson arrestimi i një shtetasi grek nga ana e shtetit shqiptar, qeveria greke tha kjo do sjellë implikime në procesin e integrimit. Çfarë po bëjmë që autoritetet shqiptare t’i binden rendit?”, pyet ai.

Menendez më tej, tre muaj më parë u shpreh se problemi rëndohet më tepër pasi ngjarja ka ndodhur vetëm 2 ditë para zgjedhjeve. “Problemi rëndohet më tepër kur kjo ndodh dy ditë para zgjedhjeve”, tha ai.

Në muajin gusht kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe Bob Menendez diskutuan gjerë gjatë drekës në Athinë marrëdhëniet greko-amerikane dhe zhvillimet në rajonin e gjerë. Për Athinën Bob Menendez është një zë i fortë në senatin amerikan.

Akuzat për ryshfet, Bob Menendez jep dorëheqjen

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit