Një fabrikë bojërash që ndodhet në Maminas është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës për shkaqe momentalisht të paqarta.
Ministria e Brendshme, në një reagim për mediat bëri thirrje që të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
“Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojërash në autostradën Tiranë-Durrës.
Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset”, thuhet në reagimin e ministrisë.
Prefekti i Durrësit, Emiljan Jani u shpreh se situata është kritike. “Obobobo! Ka shpërthime. Janë mbi 10 zjarrfikëse këtu. Rrezikohen depot e gazit që ndodhen pranë fabrikës” tha ai.
Për momentin nuk ka të dhëna për persona të lënduar. Energjia është shkëputur për të shmangur rrezikun më tej.
You must log in to post a comment.