Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës. Ministria e Brendshme bëri thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Kalimi Tiranë-Durrës bëhet nga rruga dytësore. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset.
Mjete zjarrfikëse dhe forca nga Tirana e Durrësi, me ndihmë edhe nga Baza për Mbështetjen e Emergjencave Civile janë angazhuar për shuarjen e zjarrit me përmasa të mëdha në fabrikën e bojrave, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas.
You must log in to post a comment.