Foto ilustruese
Një 76 vjeçar nga Malisheva humbi jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tij sot në orët e para të mëngjesit. Bashkë me të kanë qenë duke banuar në shtëpi edhe tre persona të tjerë, të cilët kishin arritur të shpëtonin nga zjarri. Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale në Gjakovë.
“Sot rreth orës 02:40, policia është njoftuar se në fshatin Panorc-Malishevë një shtëpi ishte përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është kuptuar se në shtëpinë që ishte duke u djegur kishin qenë duke banuar katër persona, njëri prej të cilëve nuk kishte arritur të dilte. Pasi është lokalizuar zjarri është gjetur viktima mashkullor i moshës 76 vjeçare, pa shenja jete (vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes)” tha ai.