Mesditën e sotme rreth orës 12:33 është regjistruar një aksident në aksin rrugor Korçë-Maliq.
Ngjarja mësohet se është regjistruar pranë fshatit Koritë ku një makinë tip “Benz” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar pasagjeri me inicialet I. P. i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.
Ndërkohë me shoferin, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.