-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e policit, ambasada britanike: Të hetohen autorët e sulmit të tmerrshëm

Kryesoret

Britania e Madhe ka reaguar në lidhje sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë në orët e para të mëngjesit të së dielës, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë.

Në reagimin e ambasadës është bërë thirrje për zgjidhje paqësore të situatës, teksa është shtuar se autoritetet kosovare duhet të lejohen të hetojnë dhe identifikojnë autorët e krimit.

“Institucionet e Kosovës duhet të lejohen të hetojnë dhe të identifikojnë autorët e këtij sulmi të tmerrshëm, në mënyrë që ata të sillen para drejtësisë në përputhje me sundimin e ligjit. E mirëpresim bashkërendimin e ngushtë të Policisë së Kosovës, si reagues i parë, me EULEX-in dhe KFOR-in”, thuhet në reagimin e kësaj ambasade.

Për rastin ka reaguar edhe Ambasada e Francës në Kosovë. Në reagim thuhet se sulmi është i papranueshëm dhe se autorët e sulmit duhet të arrestohen e të sillen para drejtësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit