Gjatë shkëmbimeve të të shtënave në veri u raportua se u plagos një person i cili është transportuar nga policia e Kosovës.
Në pamjet e publikuara duket i plagosuri i cili transportohet me një makinë të blinduar dhe më pas me një ambulancë.
Personi i plagosur ishte me uniformë ushtarake, por nuk u përket forcave të Kosovës. Nga dëshmitarët mësohet se i plagosuri ka qenë serbë pasi ka bërtitur me dhimbje se po ksihte dhimbje në këmbë.
“Më dhemb këmba,” bërtiti i plagosuri.
Zyrtarisht thuhet se ka 3 të vrarë dhe 1 të arrestuar.