18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lot dhe dhimbje për policin! Familjarët hapin dyert e mortit: Të vdesësh për atdheun është të rilindësh

Kryesoret

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur polici, Afrim Bunjaku ka ardhur edhe reagimi i parë nga familjarët.

Për mes një postimi në Facebook Arton Bunjaku shkroi se ditën e sotme morën një lajm të hidhur për familjen Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

Në reagim familjari shkruan se të vdesësh për atdheun është sikur të rilindësh.

“Familjari jonë AFRIM BUNJAKU , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit”, thuhet në reagim.

Reagimi i plotë:

TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH  PËRSËRI.

Të nderuar miq, të dashur familjarë,

Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë AFRIM BUNJAKU , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit