-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e policit në Kosovë, avokati serb: Sulmi me mbështetjen e Vuçiç, në interes të Rusisë

Kryesoret

Avokati serb, Çedomir Stojkoviç ka reaguar pas vrasjes së një zyrtari policor dhe plagosjen e një tjetri në veri të Kosovës.

Stojkoviç në një postim ka theksuar se ky sulm nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandar Vuçiç për Shërbimin e Brendshëm rus (FSB).

“Ky sulm nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Aleksandër Vuçiç për FSB-në ruse. Ky sulm nuk do të ishte i mundur nëse shërbimet e inteligjencës dhe kundërzbulimit të Serbisë nuk do të ishin vendosur nën ndikimin dominues të Federatës Ruse. Kujtojmë se BIA drejtohet nga një rus,” ka shkruar Stojkoviç.

“Sonte një grup huliganësh në veri të Kosovës hapën zjarr ndaj policisë së Kosovës, duke vrarë një polic të Kosovës dhe plagosur një tjetër. Sonte në kufirin me Kosovën është dërguar një kolonë me autoblinda të Ushtrisë serbe. Shërbimi inteligjent i Federatës Ruse ka punuar për këtë për një kohë shumë të gjatë për të nxitur konfliktin në Ballkan. Plani është i qartë: udhëzoni dhe nxisni serbët që të sulmojnë policinë e Kosovës dhe pastaj të krijoni një konflikt në të cilin Serbia do të përfshihej drejtpërdrejt,” ka shtuar ai.

Në fund, avokati Stojkoviç shprehet se informacionet e nxitura nga inteligjenca ruse e kanë nxitur këtë sulm.

“Serbët nga veriu i Kosovës nuk kanë asnjë interes të sulmojnë policinë e Kosovës dhe njerëzit e zakonshëm sigurisht që nuk kanë të bëjnë me këtë. Por, formacionet e armatosura të inkurajuara nga inteligjenca dhe aksioni psikologjik i Federatës Ruse janë autorët e këtij sulmi, dhe synojnë të nxisin konflikt te popullata serbe në Kosovë,” ka përfunduar Stojkoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit