Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrell, ka reaguar lidhur me sulmin nga grupe të armatosura në veri të Kosovës kundër Policisë ku edhe humbi jetën një efektiv.
Borrell thotë se faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen dhe se autorët duhet të dalin para drejtësisë.
Ai shton se më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik nga armiqësitë e vazhdueshme dhe se sulmet duhet të ndalen menjëherë.
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjska/Banjskë në veri të Kosovës, i cili la të vdekur një polic dhe dy të plagosur.
Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë.
Më shumë jetë të pafajshme janë në rrezik në armiqësitë e vazhdueshme në rrethinat e Manastirit të Banjskës. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë.
EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.
BE-ja dhe shtetet e saj anëtare vazhdimisht u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve që të punojnë për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës,” deklaron Borrell.
The EU condemns in the strongest possible terms the hideous attack against Kosovo Police officers in Banjska/Banjskë in the north of Kosovo.
The responsible perpetrators must face justice. https://t.co/AU79eVg5Ix
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) September 24, 2023