-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e policit, Veriu i Kosovës nuk gjen qetësi, vijojnë të shtënat

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prë mes një postimi në Twitter ka reaguar sërish në lidhje me për vrasjen policit, Afrim Bunjaku në veri të Mitrovicës.

Në reagim Kurti ka bërë të ditur se të shtënat në Veri po vazhdojnë kundër policisë.

“Një polic ka mbetur i vrarë sot në krye të detyrës ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, në komunën veriore të Zveçanit. Të shtënat me armë kundër policisë janë në vazhdim. Kjo është arsyeja pse ne kemi bërë thirrje që Serbia të ndalojë sponsorizimin e sulmeve terroriste në veri”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Ndërsa vajtojmë për humbjen e oficerit tonë të rënë, ne riafirmojmë angazhimin tonë për të ruajtur sundimin e ligjit dhe sigurinë në të gjithë territorin tonë. Sponsorizimi i dhunës dhe terrorizmit nga Serbia është një shkelje e rëndë si e sigurisë sonë kombëtare, ashtu edhe e ligjit, parimeve dhe vlerave ndërkombëtare”, ka vazhduar Kurti.

Institucionet e Kosovës e kanë cilësuar sulmin ndaj policisë si akt terrorist.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit