-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në veri, Sveçla: Policia po sulmohet me armë zjarri, koha e fundit që terroristët të dorëzohen

Kryesoret

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me vrasjen e policit Afrim Bunjaku në veri.

Sveçla ka thënë se policët e Kosovës po vazhdojnë të sulmohen nga grupe të armatosura ndërsa ashti si Kurti ka kërkuar që agresorët të dorëzohen.

“Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme.

Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth.

Njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë.

Një numër i tyre janë të barrikaduar brenda manastirit në Banjska edhe sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë-Prizren. Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në këto momente të vështira qëndrojmë bashkë dhe fuqishëm pranë tyre,” shkruan Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit