-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çfarë e solli sulmin në veri? Kulla te “5pyetjet”: Është thyer një mekanizëm, serbët e kuptuan

Kryesoret

Eksperti i çështjeve të siguresë, Ilir Kulla i ftuar mbrëmjen e sotme tek “5pyetjet” nga Babaramo ka folur në arsyet të cilat çuan në regjistrimin e një ngjarje të rëndë si ajo e 24 shtatorit në veri të Kosovës ku mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku.

Sipas Kullës është thyer një mekanizëm mes serbëve të Kosovës pasi ata e kanë kuptuar që po izolohen dhe po përdorën prandaj nuk duan më nga kjo historie.

“Un mendoj se kane ndodh 3 gjera. Në gjykimin tim per here te pare e kane kuptuar qe jo vetëm qe nuk kishin mundësi te procedonin kundër policisë dhe profesionistëve.

Serbët e Kosovës nuk dolën më në protesta dhe nuk i mbështetën. Është thyer një mekanizëm, ti përdoresh per trafiqe, ti heqësh nga puna ata e kuptuan se po izolohen.

Për te qene bari duhet te kesh mbështetjen e serbeve lokale, ata nuk duan më nga kjo histori,” u shpreh Kulla.

“Ata kane pasur ne plan gueril, godit këtu tërhiqu, godit atje tërhiqu. Edhe ata e bene pasi sulmuan policinë e kufirit. Nëse kjo nuk do të kishte ndodh ne ate orar po ne orën 8 do kishte shkuar ndryshe. Mund te ishin vrare pelegrinë e te thonin i vranë shqiptarët.

Serbet e Kosovës janë te lodhur si te dorës së trete. Ky është momenti i pjekjes po shohin Serbinë e zhvilluar dhe si po trajtohen ata,” shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit