Deputetja e PD, Jorida Tabaku e konsideron si hap pozitiv të drejtësisë dënimet që dha lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit. Ajo shprehet se vendimet e drejtësisë vërtetojnë se akuzat e ngritura nga opozita nuk ishin shpifje.
Tabaku kërkon që SPAK të thellojë hetimet dhe të vërë përpara drejtësisë të tjerë zyrtarë të lartë të përfshirë në këtë aferë.
“Vendimi i sotëm i GJKKO në lidhje me të akuzuarit për aferën e inceneratorëve është një hap pozitiv i drejtësisë. Një vulë vërtetësie se akuzat e PD nuk kanë qenë “shpifje” sikundër akuzoheshim shpesh kur flitej për inceneratorët.
Për gjashtë vite me radhë afera e inceneratorëve është denoncuar dhe faktuar nga Partia Demokratike si një aferë korruptive që ka shndërruar shtetin në bankën personale të tre individëve që me duar në xhepa fituan 430 milion euro kontrata.
Për gjashtë vite me radhë Partia Demokratike ka demaskuar pa asnjë kompleks skemën korruptive që ka kapur nivelet më të larta të qeverisjes qendrore dhe asaj lokale”, shkruan ajo.
Lefter Koka dënohet 6.8 vite burg për inceneratorin e Fierit, 8 vite Zoto dhe 2.6 Bllako!