Një muaj paraburgim është caktuar për Vlladimir Toniq, i dyshuar për vepra të rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Seanca dëgjimore është mbajtur në spital, aty ku po trajtohet Toniq, pasi mbeti i plagosur dje në zonën e Zveçanit.
Ai fillimisht u trajtua në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për t’u transferuar më pas në QKUK.
Ai dyshohet se ishte pjesë e grupit terrorist në sulmin kundër Policisë së Kosovës ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku.