-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy serbë të arrestuar në Banjskë për armëmbajtje pa leje!

Kryesoret

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në një hotel në Banjskë të Zveçanit, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ata u arrestuan mbrëmjen e 25 shtatorit për armëmbajtje pa leje, tha Elshani. Ai shtoi se hetimet do të tregojnë nëse ky rast ka lidhje me sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, në të cilin u vra një polic i Kosovës.

Elshani tha se Policia beson se këta persona janë të punësuar në hotel.

“Armët u gjetën në hotel”, tha Elshani.

Gjetja e këtyre armëve vjen një ditë pasi rreshteri Afrim Bunjaku u vra në Banjskë të Zveçanit. Një grup i armatosur – që autoritetet e Kosovës kanë akuzuar Serbinë se i ka mbështetur – u përleshën me Policinë gjatë ditës së diel në manastirin e Banjskës.

Policia tha se katër sulmues të dyshuar janë vrarë, ndërkaq gjashtë persona janë arrestuar.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – Millan Radoiçiq, organizoi dhe mori pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve policorë.

Nga Lista Serbe, e as nga institucionet e Serbisë nuk ka pasur reagim për këto pretendime të Sveçlës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përshkuar sulmuesit e armatosur si “një njësi e organizuar profesionale, që ka ardhur për të luftuar në Kosovë”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dekluaruar se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”.

Vuçiq e dënoi vrasjen e policit të Kosovës, duke thënë se ajo “nuk mund të justifikohet”, por mohoi se Beogradi kishte ndonjë lidhje me sulmin./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit