Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani me anë të një postimi në platformën “X” ka paralajmëruar përforcime në e kufirin Kosovë-Serbi.
Sipas tij këto përforcime do të jenë me prani të KFOR-it me qëllim parandalimin e ngjarjeve të ngjashme si ajo e së dielës.
Tajani ka thënë se ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
”Italia protagonisti i paqes në Ballkan. Unë fola me Presidentin Vuçiç dhe me kryeministrin Kurti. I kam kërkuar të dyve që të inkurajojnë dialogun mes palëve.
Në marrëveshje me GuidoCrosetto ne punojmë për të forcuar praninë e KFOR-it në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe parandalimin e përplasjeve të mëtejshme,” shkruan Tajani.
L’🇮🇹 protagonista di pace nei #Balcani. Ho parlato con Pres. Vucic e con PM Kurti. Ho chiesto ad entrambi di favorire il dialogo tra le parti. D’accordo con @GuidoCrosetto lavoriamo per rafforzare la presenza di KFOR al confine tra Serbia e Kosovo e prevenire ulteriori scontri.
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) September 25, 2023