-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Gjetëm harta dhe plane të grupit terrorist serb

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka kërkuar Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës personat që sulmuan Policinë e Kosovës, që siç tha ai, t’iu përgjigjen autoriteteve të drejtësisë për aktet terroriste.

Ai ka deklaruar të hënën para mediave se nga aksioni i së dielës, të paktën 6 terroristë kanë mbetur të plagosur dhe po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit. Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, plani i Serbisë ishte përshkallëzimi i situatës, por sipas tij, ka dështuar.

Plani i tyre për të përshkallëzuar situatën ka dështuar. Së paku janë 3 të vrarë, të gjithë me uniforma e me pajisje ushtarake, e janë arrestuar 2 të tjerë, e 4 që kanë qenë në rolin mbështetës në këtë aktivtet. Njëri nga të arrestuarit ka qenë i plagosur, e atij i është dhënë ndihma e parë, e edhe në Spitalin e Mitrovicës dhe në QKUK”, ka shtuar ai.

Sveçla ka bërë të ditur se janë gjetur dokumente që dëshmojnë përfshirjen e Milan Radojiçiç, që është n/kryetar i Listës Serbe, në këtë sulm terrorist. “Në objektet brenda dhe në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizimin e gjatë të mirëmenduar dhe bashkërenduar. Këto harta e dokumente janë dëshmi se nuk kemi të bëjmë me grupe lokale, por organizim terrorist të udhëzuar nga Beogradi.

Edhe nga ekspertë vendorë e të huaj është konstatuar se për këtë organizim duhen përgatitje disa muaj. Pra nuk ka qenë diçka ad-hoc. Në këto materiale kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiçi, që dëshmojnë lidhjen e tij dhe pjesëmarrjen në këtë aksion. Kjo është lista e armëve, apo leje zyrtare të institucioneve të Serbisë dhënë Milan Radojiçiç”, ka thënë Sveçla.

LIVE-Sveçla: Serbia të dorëzojë 6 terroristët që po kurohen në Novi Pazar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit