-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Radoiçiç i Listës Serbe i lidhur me sulmin ndaj policisë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbajtur një konferencë për mediat në lidhje me armët e gjetura gjatë aksionit të zhvilluar që nga dita e djeshme pas sulmeve në veri e deri më tani.

Gjatë fjalës së tij Sveçla u shpreh se janë gjetur edhe dokumente të Milan Radojiçiçit, i cili është në listën e zezë të ShBA-së dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Sipas Sveçlës dokumentet e gjetura dëshmojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të Radojiçiqit në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës që u zhvillua në orët e para të mëngjesit të djeshëm ku për pasojë humbi jetën polici, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

“Organizim terrorist që është udhëhequr dhe urdhëruar direkt nga Beograd. Nga eskpertë vendor dhe të huaj është vërtetuar se për sasi armatimi dhe këto përgatitje duhen së paku disa muaj.

Pra nuk ka të bëjë asgjë me një organizim ad-hoc, të shpejtë dhe të ditëve të fundit. Në këto materiale, po ashtu kemi gjetur dokumente të kriminelit që po ashtu është në listën e zezë të ShBA-së, Milan Radojiçiç, dokumente këto që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të tij në këtë aksion”, ka thënë Sveçla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit