Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla i ka kërkuar Serbisë që të dorëzojë gjashtë personat e plagosur që morën pjesë dje në sulmin kundër policisë në veri dhe që arritën të arratiseshin duke shkuar për t’u kuruar në Novi Pazar.
“Sipas informatave të deritanishme, 6 terroristë të plagosur po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit dhe kërkojmë nga Serbia që ata t’i dorëzojnë menjëherë te autoritetet e Kosovës, që t’i përgjigjen drejtësisë për aktet terroriste.
Po ashtu për çfarëdo pjesëtari i këtij grupi që ka arritur të ikë në Serbi, kërkojmë nga Serbia që ta dorëzojë” tha ai.
Lajmi ne perditesim…