Një ditë pas sulmeve të regjistruara kundër policisë së Kosovës në veri situata e përgjithshme në Bajnskë të Zveçanit është e qetë dhe pa tensione.
Një autoblindë me policë është duke qëndruar gjatë gjithë kohës tek udhëkryqi i rrugës që të çon në drejtim të manastirit të Bajnskës, vend ku u ngujuan agresorët serbë pas sulmit.
Që pas bllokimit të këtij aksi askush nuk ka të drejtë të lëvizë në atë drejtim.
Sipas mediave të Kosovës mësohet se operacionet e policisë në kërkim të agresorëve të tjerë vijon në këtë zonë.
Policia ende nuk ka arritur të marrë kontrollin e plotë brenda manastirit, kështu që dyshohet se aty mund të ketë akoma dikush nga terroristët, qoftë të plagosur apo edhe të vrarë.