Policia e Kosovës ka nxjerrë para qytetarëve armët dhe municionet që ka sekuestruar ditën e dielë në Zveçan. Policia thotë se grupet terroriste kanë pasur sasi të madhe armatimi.
Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga grupe kriminale në veri, ku u vra polici Afrim Bunjaku, një tjetër polic u plagos dhe një u lëndua.