Ministria e Punëve të Jashtme franceze ka reaguar për sulmin e ndodhur dje në veri të Kosovës që la të vdekur efektivin e policisë, Afrim Bunjaku.
Në reagim thuhet se Franca e dënon një sulm të tillë duke e konsideruar si të papranueshëm. Po ashtu thuhet se Franca shpreh ngushëllime dhe bën thirrje që autorët të sillen shpejt para drejtësisë.
Sipas reagimit, Parisi zyrtar konsideron se këto ngjarje theksojnë nevojën urgjente që Serbia dhe Kosova të veprojnë me përgjegjësi me qëllim të uljes së tensioneve dhe rikthimit në mirëbesim në dialog si e vetmja mënyrë që normalizimi i raporteve të ketë sukses dhe që do të lejojë të dy vendet të bëjnë progres drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.