Një tjetër betejë e humbur për Arben Ahmetajn. Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e deputetit socialist që kishte kërkuar heqjen e sekuestros nga një llogari bankare me vlerë 108 mijë euro. Vendimin e mori gjyqtari Erion Bani.
Arben Ahmetaj vijon të jetë deputet por prej 24 gushtit 2023 administrata e Kuvendit i ka ndërprerë pagesën dhe shërbimet mbështetëse që vijnë për shkak të detyrës si deputet siç është pagesa për telefonin, automjetin, karburantin si dhe shpenzimet e banimit.
Ish ministri i Financave u largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe nga arratia pat deklaruar se po qëndronte tek vajza në Angli.
Arben Ahmetaj akuzohet për tre akuza pastrim parash, fshehje dhe korrupsion. Hetimet nisën për dosjen e inceneratorëve.