-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Autoblind dhe armë, dalin pamjet e asenalit 5 mln eurosh të terroristëve serbë

Kryesoret

Policia e Kosovës ka publikuar foto të arsenalit dhe autoblindit të sekuestruar në Banjskë të komunës së Zveçanit.

Mbrëmjen e djeshme policia ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar arsenalin në fjalë.

Sipas Ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Zveçla, armatimi i sekuestruar nga terroristët serb arrin në vlerën e 5 mln eurove.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se deri më tani janë arrestuar 8 persona në lidhje me sulmin e së dielës ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

“Mjetet e konfiskuara me 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë:
• një armë e kalibrit të rëndë (lansues me nitro 30 mm),
• tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta),
• dy armë të gjata (mitraloza),
• një snajper (black spear 12.7mm),
• një minahedhës (82 mm),
• njëzet e dy armë të gjata (AK 47),
• një automatik (RPZ),
• dy pushkë gjuetie,
• dy armë të shkurta (revole),
• një granatë dore,
• shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47,
• nëntë jelekë antiplumb,
• një radiolidhje,
• tetë çanta ushtarake,
• gjashtë uniforma ushtarake,” njofton Policia e Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit