Gjendet një autoblind i braktisur i grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës në zonën malore të Banjskës. Në këtë autoblind janë gjetur një sasi e armatimit të llojeve të ndryshme, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Autoblinda në fjalë është ende në atë zonë. Policia e Kosovës të hënën ka bërë prezantimin e armatimit që u gjet pas sulmit terrorist të grupit serb, i cili ishte armatim i kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu, aty u prezantuan edhe veturat, uniformat, dokumentet e gjësendet tjera që u gjetën nga Policia e Kosovës. Ndryshe, nga sulmi terrorist i të dielës ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një zyrtar policor e u lëndua një tjetër.