-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjuha e butë e Ramës/ Bushati te “5Pyetjet”: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës

Kryesoret

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u kritikua gjerësisht për gjuhën e butë duke folur si “papa” pas vrasjes së efektivit të policisë nga terroristët serbë në Kosovë dy ditë më parë.

Edhe ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati u shpreh në një intervistë për emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” se Shqipëria duhet të jetë e qartë dhe e thjeshtë në mesazhet e saj. “Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës” tha ai.

Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Historia na mëson që e gjithë mënyra sesi shikohet dhe si është shikuar Beogradi është përmes syve dhe gjakut të derdhur të shqiptarëve që janë jetuar në ish-Jugosllavi. Para se të jemi euroatlantik ne jemi shqiptarë.

Qëndrimi duhet të jetë i thjeshtë dhe i qartë. Loja dhe finalizimi i objektivave tona në politikë të jashtme, që në rajon përmblidhen në avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe garantimin e sigurisë dhe perspektivën euroatlantike” tha ai.

Ish-ministri thotë se urat e komunikimit dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të vijojnë pa reshtur, por thekson se nuk mendon që në 50 apo 100 vitet e ardhshme shqiptarët dhe serbët do të kenë marrëdhënie miqësore.

Kur vjen puna për ndërtimin e urave të komunikimi nuk duhet të reshtim, por nuk mendoj që as në 50 apo 100 vitet e ardhshme, Shqipëri-Serbi apo shqiptarët dhe serbët do të kenë marrëdhënie miqësore. Normalizimi dhe miqësia nuk janë e njëjta gjë.

Sa i përket asaj që kushdo të duhet të jetë në Serbi. Bëhet fjalë për një regjim personal të një njeri që ka pasur një të shkuar të errët, ka qenë ministër i Milloshevicit, argati i Sheshelit, që thoshte për cdo serb të vrarë duhet të ketë 100 myslimanë, shqiptarët apo kroatë….

Perëndimi e ka mbështetur me shpresën që në raport me Kosovën do të dëshmonte një qasje tjetër. 12 vite nga qëndrimi i tij në pushtet shohim që nuk ekziston një qasje e tillë” tha ai te emisioni “5Pyetjet nga Babaramo”.

Intervista te “5Pyetjet”/ Bushati kundër Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit