Ish-banorja e spektaklit televiziv “BBV2”, Jori Delli dhe reperi italian, Fred De Palma, po shijojnë lidhjen e tyre, duke krijuar momente të bukura, të cilat shpesh i ndajnë me ndjekësit e tyre.
Këtë herë ata duket se janë arratisur me pushime në një vend, emrin e të cilit nuk e ka zbuluar ende.
Ndërkohë që nëpërmjet postimit të një fotogalerie në rrjetin social “Instagram”, Jori ka treguar se i dashuri i saj është duke bërë një tatuazh në qafë, dhe duket që është shkronja e parë e emrit të saj.