Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për dy shtetasit serbë, Dushan Maksimoviç dhe Blagoje Spasojeviç, të dyshuar për sulmin terroristë të së dielës në Banjskë të Zveçanit. Avokati i Maksimoviçit tha para mediave se do të ankohen për këtë vendim.
“Ne ndaj kësaj do të parashtrojmë ankesë, i kemi treguar gjykatës për disa fakte për të cilët konsiderojmë që janë irelevante dhe që tregojnë se bëhet fjalë për diçka që është më shumë keqkuptim se që do të mund të kishte lidhje me veprën penale”, deklaroi para shtypit Dejan Vasiç, raporton KlanKosova.
Serbët e lënë në burg janë në dy nga 6 të arrestuarit për sulmin e së dielës në veri, ku për pasojë u vra efektivi Afrim Bunjaku.