Policia e Kosovës ka dalë sot me një njoftim të ri në lidhje me sulmin terrorist të së dielës në Banjskë të Zveçanit, në Veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv.
Në njoftim thuhet se në manastir janë gjetur dy armë të gjata AK 47 si dhe një helmetë e Policisë së Kosovës e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë polici Afrim Bunjaku.
“Vlen të theksohet se dy armë të gjata AK 47 janë gjetur në manastir, si dhe një helmetë e PK-së e cila është marrë nga vendi i ngjarjes ku është vrarë rreshteri policor,” deklaron Policia e Kosovës.
Arrestohen edhe dy të dyshuar në veri, konfiskohet një arsenal armësh