-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trondit mjeku: Kam fshehur qëllimisht në oborr eshtrat e një viktime të luftës

Kryesoret

Kur Bosnje e Hercegovina ende po vazhdon kërkimin për mbetjet mortore të mbi 7.500 viktimave të luftës në vitet ’90, një mjek nga Bërçko në verilindje të shtetit, ka pranuar se ka varrosur në oborrin e tij eshtrat e një viktime të luftës.

Mbetjet mortore, mjeku ortoped Nebojsha Mraoviç i kishte varrosur në oborrin e tij 11 vjet më parë. Sipër tyre, ai kishte ndërtuar një shatërvan prej betoni.

Ortopedi për vite të tëra ka pasur një klinikë private të ortopedisë në Bërçko. Zhvarrosja e eshtrave u bë më 21 shtator nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës dhe sipas dëshmitarit që zbuloi lokacionin se ku ishin varrosur eshtrat, ato i përkisnin një viktime të gjenocidit në Srebrenicë më 1995.

Sipas po të njëjtit dëshmitar, mbetjet mortore u sollën në Bërçko dy vjet pas përfundimit të luftës.

Mraoviç i tha Radios Evropa e Lirë se ai nuk sheh asgjë kundërthënëse në këtë rast, duke shtuar se eshtrat ishin përdorur “për planifikimin e operacioneve”.

“I kam përdorur në spital, i kam përdorur për planifikimin e operacioneve, ato kanë qenë të dobishme për shumë njerëz,” tha ai për REL-in në një bisedë telefonike, pa shpjeguar më shumë se si i ka përdorur ato.

Instituti për Personat e Zhdukur në Bosnje ka thënë se ky është rasti i parë që një person ka pranuar se ka fshehur qëllimshëm mbetjet mortore të një viktime të luftës në oborrin e shtëpisë së tij.

Emza Fazliq, zëdhënëse në këtë institut, i tha REL-it se mbetjet mortore dyshohet se janë sjell në Bërçko më 1997.

“Më 2012, ai i varrosi në oborrin e tij dhe sipër tyre ndërtoi një shatërvan prej betoni,” tha Fazliq./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit