Pas atentatit të regjistruar në Dukagjin mësohet se forcat RENEA dhe FNSH është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Policia ka njoftuar se se në drejtim të Dukagjinit janë nisur drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, shërbime të Repartit Special RENEA dhe fnsh-së, ekspertë kriminalistë dhe specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda nga Departamenti për Policinë Kriminale në dppsh, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
4 plumba në trup, 46-vjeçari në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës
Nga atentati humbi jetën në vend pas plagëve të marra73-vjeçari, Zef Guri dhe u plagos djali i tij Gjin Guri. Mësohet se 46-vjeçari në fillim është dërguar në Spitalin e Shkodrës dhe më pas nisur drejt Tiranës.
Gjendja e tij është e rëndë dhe mësohet se ka marrë 4 plumba, 3 në këmbë dhe 1 në kokë.
Dyshohet se shënjestër e këtij atentati ka qenë Gjini për shkak të shkuarës së tij problematike.
Nga informacionet mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh.
Gjithashtu mësohet se Gjin Guri ishte me precedentë penalë për drogë dhe kishte qëlluar kundër policisë ku ra edhe në pranga në vitin 2015.
Për shkak të aktivitetit të tij me drogën mësohet se ai ka pasur konflikte të shumta në lidhje me lëndët narkotike.
I plagosuri ishte dënuar edhe me 7 vite burg per armë mbajtje pa leje.