-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FNSH rrethoi Durrësin! Zbulohet e shkuara e errët e nipit të “Arapit” që u vra në pritë

Kryesoret

Nuk ka ende asnjë të arrestuar për vrasjen e Fatjon (Toni) Dervishit në Sukth të Durrësit në mesnatë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45. Persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte 37-vjeçari, banues në Katund, Sukth, i cili si pasojë humbi jetën në spital.

Shërbimet e Policisë së Durrësit dhe 2 grupe të FNSH, Tiranë mbërritën në vendngjarje duke ngritur pika kontrolli në të gjitha akset që lidhen me zonën me qëllim kapjen e autorëve, por asgjë konkrete.

Deri më tan në ambientet e policisë janë shoqëruar për t’u pyetur mbi rrethana të kësaj ngjarjeje 7 persona, mes tyre pasagjeri në automjetin që drejtonte 37-vjeçari, në momentin e të shtënave.

Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë me pamje nga aksi rrugor Maminas – Shijak – Sukth – Sallmone, aksi që kishte ndjekur Fatjon Dervishi.

Janë ushtruar kontrolle banesash, janë këqyrur celularë, si dhe është bashkëpunuar me Interpolin për të identifikuar lidhje shoqërore të viktimës apo persona me të cilët mund të ketë pasur konflikte jashtë vendit.

Gjithashtu, janë sekuestruar automjeti që drejtonte viktima dhe 2 celularët e tij. Policia thotë se nga verifikimet e deritanishme të kryera në koordinim me homologët holandezë ka rezultuar se Fatjon Dervishi ka qenë hetuar në këtë shtet për trafikim të lëndëve narkotike.

“Kam kry punë, e hodha në det…”! Pista e re për vrasjen e nipit të “Arapit të Durrësit”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit