Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar pas publikimit të identitetit të një prej terroristëve të vrarë që bëri sot ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Sveçla deklaroi me herët se bëhet fjalë për Bojan Mijailoviç, turpëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandër Vulin që ka qenë i pranishëm në vizitën e tij në Kosovë në vitin 2013.
Kjo dëshmi vjen, pasi të martën u publikua një fotografi ku shihej nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radojçiç, pjesë e aksionit të grupit terrorist.
Gërvalla i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar.
”Nevojitet një ndryshim thelbësor. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Nevojitet një ndryshim thelbësor. Regjimi i Vuçiçit përbën një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Evropës. Këtë herë, ne nuk mund të përballojmë t’i kthehemi biznesit si zakonisht,” shkruan Gërvalla.
Today, Kosova has confirmed that one of the terrorists who participated in the deadly attack on our Police served as a bodyguard for Serbia’s sitting intelligence chief back in 2013.
We also found a certificate directly linking the Serbian army to one of the seized weapons. 1/2
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 27, 2023