-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Petkoviç: Sveçla gënjen, Radoiçiç nuk është në spitalin ushtarak të Beogradit

Kryesoret

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe, Petar Petkoviç, hodhi poshtë pretendimet e bëra nga ministri për Punë të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, gjendet në spitalin ushtarak në Beograd.

“Sveçla gënjeu se Millan Radoiçiç është shtrirë në spitalin ushtarak në Beograd,” tha Petkoviç përmes një deklarate.

Një ditë më herët, ministri Sveçla deklaroi se Radoiçiç, që ai tha se ishte udhëheqës dhe pjesëmarrës në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ka shumë gjasa që është në spitalin në spitalit ushtarak në Beograd.

Radoiçiç është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Më 26 shtator, Sveçla publikoi një video të incizuar me dron, që tha se shfaq Radoiçiçin e armatosur duke qëndruar në manastirin në Banjskë me një grup personash të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake.

Në Serbi, vetëm ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, ka komentuar për këto pretendime, duke thënë se ajo video “duket” se nuk ishte incizuar në ditën kur ndodhi sulmi në veri të Kosovës.

“Nuk kam asnjë informacion nëse Radoiçiç është në atë video apo jo, vërtetë nuk e di,” tha Daçiç për Radio Televizionin e Serbisë./REL

Media në Kosovë: Spitali i Beogradit e konfirmon, Radoiçiçi i shtruar (Audio)

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit