-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media në Kosovë: Spitali i Beogradit e konfirmon, Radoiçiçi i shtruar (Audio)

Kryesoret

Media e Kosovës, Indeksonline ka kontaktuar me spitalin ku mësohet se është shtruar Milan Radoiçiç i cili dyshohet se ishte organizator i grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës të dielën në Banjskë.

Mësohet se Radoiçiç është i plagosur dhe i shtruar në repartin trauma 2 në Spitalin Ushtarak në Beograd.

Indeksonline ka biseduar me operatorët e spitalit ku kanë dhënë informacione se ai është i shtrirë në repartin trauma 2.

Spitali pasi ka mësuar se gazetarët janë nga Kosova kanë bllokuar kontaktet.

Radoiçiç sipas qeverisë së Kosovës dyshohet se ishte pjesë e grupit prej 30 personash të cilët sulmuan drejt policisë së Kosovës ku për pasojë mbeti i vdekur efektivi, Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 policë të tjerë.

Pas sulmit autoritet e Kosovës nisën operacionin për kapjen e agresorëve të ngujuar në Manastirin e fshatit por që shkoi në shkëmbim të shtënash duke sjellë vdekjen e 4 serbësh.

Policia deri në këto momente ka bërë të mundur arrestimin e 8 personave mes tyre 4 edhe bashkëpunëtorë duke i informuar agresorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit