-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Senatoja Shaheen: Tragjedia e Kosovës, rrezik për paralizë politike

Kryesoret

Senatorja Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, dënoi të mërkurën sulmin e dhunshëm ndaj policisë së Kosovës duke e cilësuar atë si “brutal” dhe kërkoi që autorët të vihen para drejtësisë.

Ajo shprehu keqardhjen e thellë për vrasjen e pjesëtarit të policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në një deklaratë për Zërin e Amerikës senatorja Shaheen, e cila drejton nënkomisionin e Senatit për Evropë dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë, tha se zhvillimet ishin pasojë e ngërçit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Është për të ardhur jashtëzakonisht keq që Presidenti Vuçiç dhe Kryeministri Kurti vazhdojnë të refuzojnë të tregojnë gatishmëri për t’u angazhuar për zgjidhje të qëndrueshme. Tragjedia e së dielës nënvizon rrezikun e vërtetë të mosveprimit nuk mund të lejojmë që jetë të pafajshme të paguajnë çmimin e paralizës politike,” deklaroi ajo.

Senatorja Shaheen u bëri thirrje dy udhëheqësve që të punojnë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, t’u japin përparësi përpjekjeve diplomatike për të shmangur dhunën./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit