Dy protagonistët e spektaklit televiziv “BBV2” nuk kanë pasur raporte aspak të mira. Megjithatë, pas daljes nga shtëpia ata i përmirësuan marrëdhëniet, madje surprizuan ndjekësit me pjesëmarrjen e tyre në një film.
Gjatë xhirimeve në verë, pati raportime se ata ishin përplasur shpesh, por sipas regjizorit të filmit “Në Kuadër të Dashurisë” Koloreto Cukalit, ata kanë ndihmuar shumë njëri-tjetrin dhe kanë qenë komodë, teksa mohoi të kenë pasur probleme.
“Janë të dy shumë të vërtetë në rolet që luajnë. Janë partnerë shumë të mirë ndihmojnë jo vetëm veten, por edhe partnerin. Ka qenë shumë komodë dhe s’di të ketë probleme nga ato që publiku tifoz mund të presin dhe të komentojë. Mendoj që ka ardhur koha që edhe publiku i tifozerisë të kalojë ne nivel tjetër.” tha ndër të tjera ai.
Sa i përket puthjeve në buzë, Cukali tha se të gjithë çiftet janë treguar profesionistë dhe se në ketë kohë të prodhimit të filmave, nuk mund të ketë histori dashurie pa puthje.