-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet ish-nënkryetari i bashkisë së Librazhdit

Kryesoret

Arrestohet ish-nënkryetari i bashkisë së Librazhdit, Andri Çota. Ai akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me fondet e ekipit të futbollit të qytetit të Librazhdit, “Sopoti” duke i shkaktuar dëm ekonomik buxhetit të institucionit. Pak ditë përpara se të arrestohej, kryetari i ri i bashkisë Linrazhd, Mariglen Disha e shkarkoi nga detyra duke e larguar.

“Në vijim të punës operacionale hetimore, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të shpërdorimit të detyres, strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, pas një muaji hetime me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë  së Elbasanit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Loading”.

Si rezultat, është kapur dhe ndaluar shtetasi A. Ç., 37 vjeç, banues në Librazhd. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, më datë 21.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka mbajtur postin nënkryetar i bashkisë Librazhd, ka keqpërdorur fondin për klubin sportiv, duke shkaktuar dëm ekonomik.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit