Një nga vrasjet që tregoi i penduari Artan Tafani është edhe ekzekutimi i personit që shihni në foto Albi Bashaliu i cili u vra në fund të vitit 2021 në fshatin Gjocat të Peqinit.
Autorët, pasi kanë zbritur nga makina e tij 35-vjeçarin e kanë vrarë atë. Në tentativë për t’u larguar, makina e tyre nuk është ndezur dhe autorët janë larguar me automjetin e viktimës.
Për të fshehur gjurmët, ata u vunë flakën makinës së tyre, e cila rezultonte të jetë e vjedhur në Tiranë. Bashaliu u gjet i vrarë me armë zjarri në rrugë.
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës Leonard Bashaliu vrau në 8 qershor të 2021-it, 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.
Tafani tregoi se kishte qenë pjesë e disa vrasjeve me pagesë të grupit të Laert Haxhiut, ky i fundit i akuzuar për masakrën e Lushnjës.