Ambasada amerikane në Tiranë vlerëson se SPAK-u po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.
Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe “hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri” thuhet në reagimin e zyrës së shtypit të ambasadës amerikane.
Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë, tha David Wisner, kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm.
Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.