pa ngjarjes së rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme ku humbi jetën 73-vjeçari, Zef Guri katër të shoqëruarit nga policia e Shkodrës janë lënë të lirë.
Nga atentati i regjistruar mbrëmë u plagos edhe djali i viktimës 46-vjeçari, Gjin Guri i cili u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës.
Ndërkohë ditën e sotme janë liruar 4 personat të cilët policia i shpalli në kërkim në lidhje me vrasjen.
Njëri prej shpallurve në kërkim, Edmond Nika i cili u vetë dorëzua në polici ka folur për mediat pas lirimit.
Vjen dorëzimi i parë për vrasjen e babait dhe plagosjen e djalit në Dukagjin
Ai u shpreh se ngjarjen e kishte mësuar nga të tjerët të cilët e kishin telefonuar. Nika u shpreh se nuk ka aspak lidhje me vrasjen dhe se ditën e ngjarjes ka qenë në fshatin Stom Golem.
“Jo jo, nuk diskutohet, nuk kam lidhje me vrasjen, ska shans me pas lidhje. Hiq ne botë.
Normal, e vërtetoj me kamera, me dëshmitarë me ça të doje. Nuk me kane kërkuar kamera po nëse asht e nevojshme ua dorëzoj kur te duan.
Kam 3 muaj pa qene në Dukagjin dhe skam pas konflikt me atë dhe me as kërkend. Me viktimën kam lidhje gjaku me te paret e mi,” iu përgjigj gazetarëve Nika.
I pyetur se pse u vetëdorëzua në policisë ai u shpreh se pse jo pasu ai është i pafajshëm de nuk ka pse fshihet.
“Pse mos me shku kur te del emri, pse me u mshef kot. Une nuk e dija per ngjarjen me kanë marrë në telefon nga jashtë. Ndeza televizorin dhe shoh emrin. Jam vesh e shkova në polici. Ku ske faj pse me u mshef,” u shpreh ai.
Për veç Nikës sot u liruan edhe Kujtim Dholla, Martin Qershia dhe Cesk Seraj ndërsa në kërkim është shpallur Gjovalin Guri.