-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhja e 6 vrasjeve nga policia, dalin në dritë detaje të ekzekutimit të Albi Bashaliut

Kryesoret

Nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e djeshme pas bashkëpunimit të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafanit kanë dalë detaje në lidhje me 6 vrasje.

Nga rrëfimi i Tafanit u shkatërrua grupi i vrasësve me pagesë të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Nga zbardhja e 6 vrasjeve mësohet se është edhe e ajo e Albi Bashaliut i cili u vra dy vite më parë në Peqin. Ndërsa dyshohet se në lidhje me vrasjen ka gisht grupi i Haxhiut.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjoçaj më 27 Dhjetor të vitit 2021 dhe 35-vjeçari u vra pasi u zbrit nga autorët nga makina me të cilën po udhëtonte.

Në tentativë për t’u larguar, makina e tyre nuk është ndezur dhe autorët janë larguar me automjetin e viktimës. Për të fshehur gjurmët, ata i vunë flakën makinës së tyre, e cila rezultonte të jetë e vjedhur në Tiranë.

Pas vrasjes me armë zjarri, Bashaliu u gjet në rrugë i pajetë. Krimi dyshohet të ketë pasur motive gjakmarrje, pasi vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu, vrau në 8 qershor të 2021-it, 44-vjeçarin Albert Xhahysaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit