Policia e Shkodrës njofton se ka zbardhur ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagos rëndë i biri. Mësohet se është identifikuar autori i kësaj ngjarjeje ku mbeti i vrarë Zef Guri dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve për zaptimin e sipërfaqeve pyjore në këtë zonë.
Mes autorit Gjovalin Guri dhe viktimave ka lidhje familjare, ndërsa mes tyre ka pasur edhe konflikte të mëparshme. I dëmtuari është person me precedent penal që po analizohen për të arritur në dokumentimin e plotë të ngjarjes, vrasjes dhe plagosjes.
Vjen dorëzimi i parë për vrasjen e babait dhe plagosjen e djalit në Dukagjin
“Për ngjarjen e ndodhur më datë 27.09.2023, rreth orës 18:20, në aksin rrugor Kir-mali i Shoshit, ku u vra me armë zjarri shtetasi Z. G., 73 vjeç dhe u plagos rëndë djali i tij, shtetasi Gj. G., të cilët po udhëtonin me një kamionçinë në drejtim të Shkodrës, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, kreu një sërë veprimesh në funksion të zbardhjes së ngjarjes.
Vrasja në Dukagjin, lirohen 4 të shoqëruarit: S’ka shanse, nuk kam lidhje me ngjarjen
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi Gj. G., i cili është shpallur në kërkim nga DVP Shkodër edhe për vepra të tjera penale. Motivet e kësaj ngjarjeje dyshohet të jenë konfliktet dhe kanosjet e vazhdueshme me palën e dëmtuar, për shkak të zaptimit dhe shfrytëzimit të hapësirave dhe sipërfaqeve pyjore në zonë.
Për kapjen e shtetasit Gj. G., janë angazhuar strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Reparti Special “RENEA” dhe Njësia Alpine. Aktualisht vijojnë kontrollet në zonat e thella të Dukagjinit.”, njofton Policia e Shkodrës
FOTO/ Babanë ia vranë, vetë u plagos, kush është Gjini që qëlloi kundër policisë?