-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha reagon për herë për humbjen në Kukës, nxjerr një përgjim: Çimka poshtë tavolinës

Kryesoret

 

Sali Berisha reagoi sot për herë të parë për humbjen e thellë, disfatë në Kukës. Ai deklaroi se zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla shpërndanë një “thes” me para në Kukës për të blerë votat.

Në Kukës, zgjedhjet u blenë në mënyrën më të pamëshirshme. Belinda Balluku, Balla, janë marrë me shpërndarje parash një javë rresht, thasë, në qarkun e Kukësit. Revolta dhe protesta për përmbysjen e kësaj qeverie” tha ai.

Më pas, Berisha foli për një përgjim që ka bërë SHISH në Kukës dhe që ia ka dërguar Edi Ramës, i cili nuk e dërgoi në SPAK duke e mbajtur për presion dhe shantazh.

Që në muajin prill nga një lokal në Kukës, janë ulur fatkeqësisht një zyrtar shumë i lartë i PS-së me drejtorin e OSHEE-së së qarkut. Tavolina ka pasur përgjues dhe në këtë përgjim është regjistruar se është bërë pazari, që drejtori i OSHEE-së do të bëjë një tender me kaq…miliona lekë nga të cilat 300 mijë Euro do i dërgojë në Tropojë, 200 mijë në Kukës.

Shtyllat do të vendoseshin në Has dhe resti i kësaj në Durrës. SHISH që ka qenë institucioni ka vendosur përgjuesin, përgjimin ia ka sjellë Edi Ramës. Nuk kam të dhëna që Rama e ka dërguar në SPAK përgjimin, por sipas disa indicieve e mban aty për të mbajtur peng zyrtarin” tha ai.

Denoncoi edhe një tjetër rast për kryetarin e bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi. “Nga institucioni i akuzës së Gjirokastrës është dërguar në SPAK dosja me përgjimin në të cilin kryetari i bashkisë Gjirokastër në një mbledhje urdhëron vartësin; ti do i japësh kaq lekë atij, ti do i premtosh këtë vend pune atij. Bën haptaz ofertën për votat që do të blinin. SPAK e mbyll dosjen” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit