-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DW: A do ta gjykojë Serbia Radoiçiçin?

Kryesoret

Nënkryetari i Listës Serbe,Milan Radoiçiq është në Serbinë qendrore, tha vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të mërkurën në mbrëmje, në një intervistë për televizionin RTS. Ishte një konfirmim i pazakontë i Vuçiqit që Radoiçiq udhëhoqi një grup të armatosur, i cili të dielën bllokoi rrugën afër Banjskës, vrau një polic të Kosovës dhe mori pjesë në shkëmbimin e zjarrit rreth manastirit gjatë gjithë ditës.

Vuçiq nuk e tha por as nuk e mohoi nëse Radoiçiq do të gjykohet. Ai vetëm shtoi se Radoiçiqi do t’u “përgjigjet pyetjeve”. Me sa duket, të paktën disa anëtarë të tjerë të grupit të armatosur janë në dispozicion të autoriteteve serbe.

Vuçiq la të kuptohej se kishte “dëshmitarë” që gjoja kishin parë se dy serbë nga grupi u vranë gjakftohtësisht dhe konfirmoi se disa persona ishin pranuar në spitalin e Novi Pazarit. Por çfarë do të ndodhë me këta persona tani? A do të ndiqen penalisht Radoiçiqi dhe të tjerët në Serbi? Këtu Vuçiqi nuk u përgjigj.

“Milan Radoiçiq nuk u fsheh kurrë. Ai do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve të Republikës së Serbisë. Ai është një njeri që e konsideron veten luftëtar të lirisë. Por ka gjëra dhe pyetje për të cilat ai duhet të përgjigjet”, tha presidenti (lexo KETU shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit