-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“KFOR-i të marrë në dorë veriun”! Berisha: Rama do ndarjen e Kosovës-LIVE

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot se akti terrorist që kryen falangat serbe kishte një prapavijë të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Dënoi qëndrimin e qeverisë shqiptare që nuk drejtoi gishtin nga Beogradi. Tha se Edi Rama po luan një lojë të rrezikshme me kërkesën që KFOR-i të kontrollojë veriun e Kosovës.

“Në këtë situatë suicidi politik të Edi Ramës, ai është bërë shumë i rrezikshëm për rajonin. Shumë i rrezikshëm për Shqipërinë. Skenari, akti terrorist që kryen falangat terroriste në Banjskë të Zveçanit, kishte një begraund të parapërgatitur nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it.

Pse del Edi Rama, thoni ju? Edi Rama del se me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, Edi Rama vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën.

Tezë kjo e diskutuar dhe sugjeruar edhe në këtë mbledhje. Kërkesë kjo e paraqitur direkt nga Aleksandër Vuçiç, kërkesë kjo e paraqitur nga terroristët e Listës Serbe, para Edi Ramës.

Çfarë fshehin këto qëndrime? Edi Rama me Aleksandër Vuçiç, padronin e tij, ka vetëm një plan: zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës.

Nëse veriu do të shkëputej nga autoriteti i institucioneve legjitime të Kosovës, vetëkuptohet që kjo do ishte një fazë e parë për një status sui generis që do përfundonte në aneksim dhe ndarje të Kosovës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit