Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë dhe jo vetëm pas vrasjes së 37-vjeçares shqiptare, Klodiana Vefa nga bashkëshorti i saj.
Mediat italiane raportojnë se nga detajet e reja dhe hetimet e deri tanishme rezulton se vrasja është një krim i paralajmëruar.
Ndonëse nuk ishin të ndarë ligjërisht martesa e Klodianës me bashkëshortin Alfred Vefa kishte marrë fund prej rreth 6 vitesh.
“Ishte fantastike…”! Qyteti dy ditë zi, lot dhe qirinj për gruan që vrau burri
Mësohet se viktima kishte një lidhje kohët dhe ky i fundit kishte takuar Alfredin duke i kërkuar që t’i jepte fund lidhjes me Klodianën.
Në një situatë t tillë bashkëshorti nuk e pranoi kurrë ndarjen si dhe e kishte kërcënuar disa herë Klodianën duke i thënë “po të numërohen ditët” dhe “do të jesh e imja ose e askujt”.
Sipas hetuesve italianë mësojnë se 37-vjeçarja ishte në dijeni që Alfredi mbante një armë pa leje, por nuk kishte frikë.
“Ajo e mrekullueshme, burri i frikshëm”! Flasin miqtë e shqiptares që vrau burri: Fëmijët…
Grupi hetimor beson se për vrasjen nuk ka ndodhur për një shkak po ka qenë një situatë e tensionuar mes çiftit që ka sjellë aktin e rëndë.
37-vjeçarja u vra me tre plumba dhe trupi i pajetë u gjet nga vajza e saj 14-vjeçare. Kjo e fundit menjëherë ka njoftuar vëllain e saj 17-vjeçar se mamaja e tyre ka ndërruar jetë.